Report Tv - Kryemadhi zbret në bazë e shqetësuar për fermerët: Janë të pashpresë

Report TV 2019-05-24

Views 0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Cërrik ku zhvilloi një takim me një grup fermerësh. "Sot ishim përsëri në takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut, të cilët kanë problem shumë të madh përsa i përket prodhimeve të tyre në sera dhe në pemtari.

Ndihen të pashpresë, ndihen të papërkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre. Mos të harrojmë që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve.

Nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë zero. Ku çmimet janë shumë të larta për plasmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje.

Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare" deklaroi Kryemadhi. Opozita e bashkuar në datë 13 Prill do të zhvillojë protestën e radhës para Kryeministrisë me qëllim largimin e Ramës, ndërsa Meta sot bëri thirrje për dialog, pasi sipas tij mitingjet po dëmtojnë vendin. Por Basha e ka refuzuar dialogun, ndërsa Kryemadhi ende nuk është shprehur për ftesën e Presidentit.

Share This Video


Download

  
Report form