Një aksident ka ndodhur në Shkodër mesditën e sotme ku si pasojë e humbjes së kontrollit nga shoferi një automjet ka dalë nga rruga.
Mësohet se si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i tij i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës.
Për shkak të shpejtësisë me të cilën ka qenë duke udhëtuar mjeti që është përplasur janë rrezikuar edhe persona të tjerë të cilët janë gjendur në zonën ku ka ndodhur ngjarja.