Zone e Lire/ Pas akuzave se kopjoi kengen, reagon Devis Xherahu

RTV KLAN 2019-05-24

Views 3

Këngëtari i njohur Devis Xherahu ishte i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan mbrëmjen e sotme. ?Hajde më përqafo? është projekti më i ri i këngëtarit, me të cilën ai çeli emisionin.

Ai tha se këtë këngë ia dedikon atyre që do martohen këtë vit.



Ndërkaq, Devisi ka folur edhe mbi këngën e tij që bëri disa kohë më parë ?Zemër e shqetësuar?, e cila është një version i ri i një kënge që është bërë vite më parë nga disa këngëtarë.

Ai u akuzua se kishte vjedhur këngën dhe ia hoqën nga Youtube. Por Devisi ka kontaktuar me këngëtarin e parë që ka krijuar këngën, i cili i ka dhënë të drejtat e plota këngëtarit për ta kënduar.

?Do hap gjyq, letrat i kam bërë gati për një gjyq penal sepse më ka prishur imazhin tim. Ose do bëhet gjyqi dhe do kem një shpërblim të madh ose unë do vë dorën në zemrën dhe do e tërheq. Unë gjithnjë i kam zgjidhur gjërat vetë, por këtë herë isha i detyruar të dilja në ekran dhe ta diskutoja këtë çështje?, tha Devis Xherahu./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form