stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-154-sezoni-4/
Në rrugën nacionale Lushnje-Berat ka ndodhur një aksident. Një motoçikletë u përplas me një makinë policie e si pasojë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës, 45-vjeçari Ilir Lulja. E veja e tij dhe i afërmi i tyre, Ilmi Kapedani, tregojnë ngjarjen që erdhi ngaqë makina e policisë hyri kundravajtje.
Gazetari: Sot jemi në Rrethin e Lushnjes, në rrugën nacionale që të çon drejt qytetit të Beratit, ku do të trajtojmë rastin e një aksidenti ku viktima, i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e një përplasjeje mes fugonit të policisë dhe motoçikletës së tij, ka dalë fajtor nga organet e drejtësisë.
Valbona Lulja: Aksidentin në fillim ma ka pohuar vajza, kur ka ardhur në shtëpi. Më tha, mami babin e kam marrë para 5 minutash dhe nuk më është përgjigjur. Edhe mua, i thashë, nuk më është përgjigjur në celular. Provuam i ramë prapë.
Dëshmitari 1 ? Ishte një çun polic, që unë e njoh, po drejtonte trafikun ai, çun i ri ai, e i thashë:-Ej, po mirë e ça bëni ju? ? ?Po mirë ore, ça të bëjmë ne??-tha. ?Ça të bëjmë?? Edhe po binte telefoni, ishte telefoni 1 metër larg meje, i thashë t?i përgjigjem në telefon ndonjë familjari, t?i lajmërojmë të paktën, se kështu është në të gjithë botën, që lajmërohet familjari.
Valbona Lulja: I ramë telefonit, na e ngriti një person, që i tha vajzës: ?Jam shoku i babait tënd dhe babai ka bërë aksident, ndodhet në spital?. Mora një makinë, kam ikur bashkë me vajzën. Vetëm i vëllai i bashkëshortit më tha se është në gjendje të rëndë, tani u nis për në Tiranë. Atje ndërroi jetë, po atë ditë...
..