Pjesa e dytë Pa Gjurme - Zhduket tregtari durrsak/ Takon shokun kosovar për borxhin, dyshime se ai e ka vrarë Lutfi Mara lindur në Durrës dhe me vendbanim në fshatin Shenavlash humbi gjurmët pasditen e 10 majit të vitit 1999. Doli nga shtëpia atë pasdite me një motor të vogël tip Piaxho duke iu thënë familjarëve se do të takohej me një shok në Sukth, në vendin e quajtur Shënapremte.
Familjarët e mbajnë mend mirë atë çast kur 57-vjeçari doli nga banesa. Atë ditë që u largua kishte të veshur një palë xhinse ngjyrë blu, bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri dhe vija blu horizontale si dhe një xhakovento po në ngjyrë blu me dy shirita të bardha te mëngët, këpucë ngjyrë gri. Në dijeninë e familjarëve ai nuk patur para me vete, as mjet identifikimi gjithçka e kishte lënë në shtëpi.
Në atë kohë Lutfiu tregtonte motorë dhe pjesë të ndryshme motorike. Pashk Sadiku nga Kosova ishte personi që do të takonte atë pasdite Luftiu, pasi kishte pak kohë që e kishte lidhur tregtia që bënin lidhur me shitblerjen e motorëve. Në dijëninë e familjarëve Luftiu do të takohej me Pashkun pasi ky i fundit i kishte afro 40 mijë lekë të vjetra borxh. 2 ditë më pas largimit të tij familjarët bëjnë denoncimin në policinë e Durrësit, pasi Lutfiu nuk u kthye më. Pista tek e cila dyshuan që në fillim familjarët ishte tek shoku ku ai ishte nisur për ta takuar. Miku i tij pasi u mor në pyetje deklaroi se nuk e ka takuar atë ditë 57-vjeçarin edhe pse kishin lënë bashkë takimin dhe se e kishte pritur gjatë.
Që nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin e 57-vjeçarit, i cili në atë kohë ishte 37 vjeç, i gjatë rreth 1.75 cm me një fizik të mbushur rreth 90 kg, me sytë ngjyrë jeshil dhe bjond. Ai nuk u kthye më në familje pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme, që kanë mundur të bëjnë familjarët për babain e tre fëmijëve. Në studio vjen vajza e tij, ajo e cila është në kërkim të babait, i cili e la shumë të vogël momentin që u zhduk pa gjurmë. Emiljana ishte atë kohë 6 vjeçe?