Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin kandidatit të Partisë Demokratike në Tiranë, Korab Litës, zëvendëskryetar i Bashkisë së Kamzës me 4 vota pro dhe një kundër.
Ndërkohë që për Halil Jakimin KQZ shtyu mandatimin për shkak se pritet që këtij të fundit t'i pranohet dorëheqja në Këshillin Bashkiak të Bulqizës.
Gazetarja e Report Tv Esiona Konomi njofton se po sot KQZ thirri kandidatët e listës të cilët kanë 10 ditë kohë për dorëzimin e formularin e vetëdeklarimit për të pranuar mandatin e deputetit.
-Ndriçim Dushku nga PD Tiranë
-Erion Piciri
-Genci Gjylsheni
-Fesnik Qosja
-Denis Fani PD Shkodër
-Jakup Beqiri PD Fier
-Kodhel Cala PD Elbasan
-Skerdilian Sulozeqi PD Vlorë
Po në mbledhjen e ditës së sotme, KQZ njoftoi edhe skualifikimin e tetë kandidatëve të PD për shkak se nuk kishin dorëzuar formularin e vetëdeklarimit brenda 10 ditësh.
Bashkë me Litën shkon në 100 numri i deputetëve me mandat. Ai pritet të betohet në seancën e radhës plenare.