Rama kritika të forta rektorit të Tiranës: Çdo gjë lëvizi, xhaketa e tij jo, kërkojini llogari

Report TV 2019-05-24

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar dhe sulmuar sërish rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ai tha se pas protestës së studentëve cdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas Ramës ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia.

"Fakulteti mund të ishte ristrukturuar, por fondet mbarten për arsye të mos arsyes që nuk ka lidhje me ligjin, por shpërdorimin e autonomisë, e cila është liri dhe përgjegjësi. Rektori i Tiranës duhet të përgjigjet, pasi e keni zgjedhur ju, por ai rri atje. Është e pabesueshme që në kryeqytetin e një vendi që synonin që të bëhet pjesë e BE-së, universiteti të ketë një problem të tillë.

Është jashtë kësaj bote. Jemi të fundit në rajon për paratë që kemi thithur nga BE-ja si universitete. Nuk kemi pasur kapacitet për të ofruar projektet e duhura dhe garantuar zbatueshmërinë e tyre. Para që nuk dihet nga shkojnë BE-ja nuk jep. Dramatike, që kemi hapur bibliotekën dixhitale, por fakulteti nuk e përdor dhe përse? Nuk e di, ose e di, por nuk po e them për të mos ulur nivelin e bisedës. E vetmja gjë që nuk ka pësuar asnjë lloj lëvizje nga gjithë ajo që u krijua është xhaketa e rektorit të universitetit.

Se ka ndodhur se nuk ka ndodhur protesta, i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe nuk ka asnjë shqetësim dhe rrezik akoma nuk e di se ka ndodhur dhe se ka pasur kërkesa është xhaketa e rektorit. Kjo është pikëpyetje, në radhë të parë për ju si studentë, se nesër do të shkoni prapë në fakultet dhe prapë nuk do të punojë ai. Do të vijë një ditë dhe ju do të shkoni prapë te ministria dhe do të thoni na hiqni rektorin, ndërsa ju e keni aty rektorin. Pakti për Universitetin nuk është program elektoral" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS