#rtvora #protestaeopozites
Ambasada amerikane në Tiranë ka konfirmuar vizitën e Zv. Ndihmës. Sekretarit të Shtetit, Mathevv Palmer, gjatë javës së ardhshme. Për RTV Ora, selia diplomatike e ShBA-së tha se vizita është pjesë e një turi rutinë në Ballkan, ndërsa mbetet të shihet nëse diplomati do të luajë një rol për zgjidhjen e krizës politike. Një ditë përpara djegies së mandateve, z. Palmer këshilloi nëpërmjet telefonit Z. Basha dhe Znj. Kryemadhi kundër largimit nga Parlamenti.
Në kulmin e krizës politike, zv. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, do të vizitojë Tiranën gjatë javës së ardhshme ndërsa ka parashikuar takime me krerët më të lartë të politikës.
Ambasada amerikane në vendin tonë në një komunikim me RTV Ora, ka konfirmuar vizitën e diplomatit, duke e përshkruar atë si pjesë e një turi ballkanik rutinë.
Gjithësesi, ajo që mund të thuhet është se ardhja në Tiranë e Palmer i përngjan deri në detaje asaj të para-ardhësit të tij në detyrë, Hoyt Bryan Yee, gjatë krizës politike të vitit 2017.
Por çfarë qëndrimi ka mbajtur Palmer për këtë situatë? Ajo që është publikuar deri më tani lidhet me dy telefonata të veçanta që diplomati ka zhvilluar me kreun e PD-së Basha dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi, në vigjilie të protestës së 21 shkurtit, ditën kur opozita dorëzoi mandatet.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se Z. Palmer i kishte këshilluar dy kryetarët e partive ?kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë?.
Palmer gjithashtu, është shprehur se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht, por Basha dhe Kryemadhi sipas tij duhet të dënojnë publikisht dhunën.
Nga ana tjetër, liderët opozitarë janë përgjigjur duke thënë se djegia e mandateve ka qënë e vetmja zgjidhje përballë qeverisë që sipas tyre është e lidhur me bandat kriminale.
Tashmë pritet të shihet se si do të ndikojë vizita e z. Palmer në Tiranë, në një kohë kur opozita vijon protestat, ndërsa maxhoranca nga ana tjetër, pretendon se ka shifrat dhe mandatin e qartë për të vijuar qeverisjen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zvndihmes-sekretari-amerikan-i-shtetit-me-8-prill-ne-tiran
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz