#rtvora
Ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare në zonën e Gardës së Republikës shihet prej Partisë Demokratike si një taktikë për t?i hapur rrugë ndërtimeve shumëkatëshe. Në një intervistë për Televizionin ORA, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se për ndërtimin e Bibliotekës së Re, përdoret e njëjta skemë si me ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Zhupa: Duke prishur Bibliotekën Kombëtare aty ku është njëkohësisht hapin rrugë për të ndërtuar kulla. Ndërkohë Bibliotekën e transferojnë tek liqeni për arsye që edhe aty të jepet kullë. Duke i thënë atij që ti do të ndërtosh Bibliotekën Kombëtarë ti justifikon interesin publik. Është e njëjta skemë që është përdorur në Teatrin Kombëtar.
Zhupa tha se kjo mënyrë veprimi është parashikuar edhe në planin e përgjithshëm vendor të vitit 2017, ku shihet se zona pranë Gardës së Republikës do të jetë ndërtime që përfshijnë shërbime të ndryshme.
Zhupa: Zona e Gardës që është na hartë është parashikuar me ndërtesa 9 kate dhe 29 metra lartësi. Po ta shikoni përshkrimin thotë banim, argëtim, parkim, shërbime.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ina-zhupa-biblioteka-e-re-ne-kulla-do-veprohet-si-me-teatrin-kombetar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz