Kryebashkiakja 'aleancë' me qeverinë kundër krimit, Basha 'lë në shtëpi' Voltana Ademin

Report TV 2019-05-24

Views 0

ideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha shmang Voltana Ademin në Shkodër. Kryebashkiakja nuk u shfaq në krah të kreut demokrat në një takim që Basha mbajti në qytetin e Shkodrës me studentë. Sot qytetarja e Parë e Shkodrës shprehu hapur se ndihet e kërcënuar dhe e frikësuar nga bandat kriminale që vijojnë të veprojnë në kryeqendrën e veriut, ndërsa përballë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, shprehu vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me policinë dhe çdo autoritet, për të luftuar krimin që vijon të shënojë viktima.

***

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasditen e sotme ka qenë në veri të vendit,në bashkëbisedime me qytetarët. Takimin e parë, lideri demokrat e zhvilloi Malësinë e Madhe ku dëgjoi nga afër shqetësimet e biznesit të vogël.

Ndërkohë që më pas u zhvendos në një takim me të rinjtë në Shkodër, ku dëgjoi problemet e tyre. Por ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishte mungesa e pranisë së kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

E zgjedhur nga PD-ja në zgjedhjet e 2015, Ademi i ka bërë shumë herë opozitë qeverisë nga kryeqendra e veriut, ndërsa nuk kanë munguar përgjigjet e kryeministrit Rama. Por në takimet e sotme, që edhe pse jo zyrtarisht, ngjajnë me një fushatë elektorale, Voltana Ademi nuk ishte e pranishme.

Në takimet në qytete të ndryshe ku bashkia drejtohet nga të zgjedhurit e PD-së, Basha ka qenë i shoqëruar nga drejtuesit lokalë, ndërsa në datë 9 mars, kur ishte në Kamëz gjatë takimeve me qytetarët rikonfirmoi rikandidimin e Xhelal Mziut.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi sot deklaroi publikisht para ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtuesve të policisë, se ndihet e frikësuar nga bandat e krimit. "Sapo ka filluar" tha - ajo. "Nuk duhet t'i lëmë të hanë kokat e tyre. Të bashkëpunojmë për të parandaluar krimin". Ministri Lleshaj vlerësoi komunikimin e sinqertë të kryetares së Bashkisë duke thënë se "Krimi nuk është në ato nivele sa të shkaktojë frikë. Bashkë do i kthejmë dinjitetin Shkodrës".

Ajo që gjithashtu ra në sy shte prezenca e ulët e pjesmarrësve. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, Kryedemokrati ka mbetur vetëm një grup të vogël militantësh dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Mungesa e prezencës vihet re jo vetëm në takime por edhe në protestat e vazhdueshme nga opozita.

Share This Video


Download

  
Report form