RTV Ora – Universitetet dhe protestat, Rama ka gati planin B

Ora News Lajme 2019-05-24

Views 0

#rtvora
Kryeministri, Edi Rama, paralajmëroi ndërhyrjen e qeverisë nëse vetë Rektorati nuk do të rivlerësojë titujt akademikë të pedagogëve, të cilët nuk nguroi t?i quajë "sharlatanë"

Në prezantimin e Bibliotekës Dixhitale Universitare, paraditen e 1 prillit, Rama tha se ka gati planin B duke paralajmëruar ndërhyrje në autonominë universitare.

Edi Rama: "Na duhet të biem dakord që sharlatanët duhet ti nxjerrim ashtë universiteti. Nuk di çfarë emri ti vë tjetër për këta njerëz që shiten si doktorë shkencash. Jam shumë i dëshiruar që të mos lind nevoja që ne të ndërhyjmë në ligj për të marrë në kontroll një zonë që i takon autonomisë universitare. Nuk do të ketë harresë dhe nuk do të ketë bllokim të procesit të vlerësimit të titujve akademikë. Sharlatanët duhet t'i nxjerrim nga universiteti. Ne po përgatitemi për planin B. Nuk mund ti lëmë studentët në këtë situatë që ka brenda një dozë të madhe farse dhe falsiteti, përderisa e dimë do gjejmë mënyrën të ndërhyjmë.

Protesta? - Duke u ndalur te paralajmërimet e fundit për rinisje të protestave studentore, kreu i qeverisë i quajti përpjekje të atyre që duan të krijojnë trazira, ndërsa tha se jo çdo kërkesë e tyre lidhet me qeverinë.
Kush kujton se do të kërcënojë qeverinë me inskenime protestesash apo krijime situatash që turbullojnë gjëndjen e brendshme të universitetit me demek për këtë e për atë, por ndërkohë, në fakt, për tiu shmangur kësja e ka gabim. Ne jemi këtu për të bërë reformat dhe për të çuar ata deri në fund. Nuk jemi këtu për të siguruar reforma në karrige, jemi këtu për të bërë detyrën dhe protesta e studentëve ishte një shtysë shumë e rëndësishme.

Titujt akademike- Kryeministri Edi Rama vijon ta akuzojë rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni se po pengon procesin e vlerësimit të titujve akademikë por dhe procesin e realizimit të kërkesave të studentëve pas protestës së dhjetorit.

Rama foli për 'inkompetencë të plotë" dhe "mungesë vullneti alarmante" nga ana e rektorit të Universitetit të Tiranës të cilin e quajti të papranueshme.

"Kemi rezerva lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës ...është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar .... nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës është e papranueshme. "Ka ardhur koha që ti referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem. Rektorari i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen.

Rektorati bën sikur nuk dëgjon dhe sikur nuk kupton. Të mos lindë nevoja që ne të ndërhyjmë në ligj për të marrë nën kontroll një zonë që i takon autonomisë, por ne nuk mund ti lëmë fatin e fëmijëve në dorë të atyre që nuk duan në asnjë mënyrë që të hapin këtë proces dhe kanë frikë nga vlerësmi i titullit të tyre akademik.

Lutja ime është të nisë puna për vlerësimin e titujve akademikë., të gjendet procedura dhe të përcaktohet metoda. Ne jemi në dispozicion si mbështetë...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS