RTV Ora - Nën masa të forta sigurie, Asmer Bilali merr pjesë në varrimin e babait dhe të xhaxhait

Ora News Lajme 2019-05-23

Views 5

#rtvora
Ekzekutimi i vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali të shtunën në Shkodër ende nuk ka autorë.
Pista kryesore e hetimit mësohet se është ajo e hakmarrjes, por veprimet e para të Policisë 24 orë pas vrasjes së dyfishtë nuk ka dhënë rezultate të shpejta.
As dëshmitë e 20 personave të shoqëruar në polici duket se nuk i kanë shërbyer arrestimit të ekzekutorëve të dy vëllezërve Bilali, por vetëm zbardhjes së dinamikës.
Mbi bazë të provave, hetuesit dyshojnë se Astrit Bilali iu kundërpërgjigj atentatorëve me një pistoletë që u gjet pranë trupit të tij.
Ndërkohë autorët e sulmit nga ana tjetër përdorën një automatik kallashnikov që u gjet në makinën e djegur pas vrasjes
Arma do të dërgohet në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë në kërkim të gjurmëve të autorëve.
Por fakti që makinës iu vu flaka, i zbeh pritshmëritë, pasi djegia e makinave është një mënyrë që përdorin autorët e ngjarjeve kriminale për të dëmtuar provat.
Makina nga ana tjetër rezulton e vjedhur në vitin 2018, ndërsa për të larguar vëmendjen i ishin mbivendosur targa të një mjeti tjetër.
Brahim Bilali drejtonte shoqatën ?2 Prilli? në Shkodër, ndërsa Astrit Bilali është babai i ish-boksierit të Vllaznisë.
59-vjeçari është babai i Asmer Bilalit i arrestuar në shtatorin e vitit të kaluar në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nen-masa-te-forta-sigurie-asmer-bilali-merr-pjese-ne-varrimin-e-babait-dhe-te-xhaxhait

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form