Voltana Ademi: Qeveria të ndërhyjë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Voltana Ademi i bën thirrje qeverisë të marrë situatën në kontroll në Shkodër pasi qytetarët janë të terrorizuar nga ngjarjet kriminale. Në një reagim për mediat pas vrasjes se vëllezërve Bilali, kryetarja e bashkisë tha se qytetarët e Shkodrës janë lënë në mëshirë të fatit. Në 9 muajt e fundit në Shkodër kanë ndodhur një seri atentatesh mafioze me disa viktima. Saga e vrasjeve nisi me ekzekutimin e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëshortes së tij korrikun e kaluar. Një muaj më vonë në gusht, u ekzekutua duke pirë kafe edhe Fatbardh Lici, anëtar i një tjetër familjeje të njohur në Shkodër për influencën dhe konfliktet me familjen Bajri. Saga e vrasjeve mafioze vijoi me Arjan Ferracakun, biznesmenin që u ekzekutua në shoqëinë e Astmer Bilalit, tashmë në burg pas operacionit ?OAZ? për goditjen e grupit kriminal Bajri.Në listën e ngjarjeve të rënda të pazbardhura gjatë 9 muajve të fundit janë edhe vrasja e pronarit të një servisi makinash Mehdi Kavaja dhe ekzekutimi i tregtarit të peshkut Fatos Ferracaku. Në të gjitha ngjarjet e pazbardhura autorët kanë djegur dhe braktisur më pas motorin ose makinën me të cilën kryejnë atentatet ndërsa përveç të dyshuarve blutë e Shkodrës nuk kanë arritur të dokumentojnë dhe çojnë para drejtësisë ekzekutor.

Share This Video


Download

  
Report form