Rama: Luli i dogji mandatet të marrë qeverinë.Falxhorrja (Kryemadhi) lexoi filxhanin

Report TV 2019-05-23

Views 1

Nga qyteti i Durrësit kryeministri Edi Rama tha se arsyeja e vërtetë pse opozita dogji mandatet, është që të marrë qeverinë. Për këtë, Rama kujtoi marrëveshjen e majit 2017 me liderin demokrat Basha, i cili mori gjysmën e qeverisë. Me nota të forta humori dhe ironie, Rama la të kuptohet se pas vendimit për djegien e mandateve fshihet kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të cilën e quan fallxhore. Rama tha se do të vazhdojë të qeverisë përsakohë njerëzit që nuk e kanë votuar jo për të sjellë në pushtet Lulzim Bashën.

"Këta mësuan një lojë të re po ikim nga parlamenti po themi s'duam zgjedhje, po rrimë në rrugë derisa t'i mërzisim të gjithë derisa të kapim një gjë. Po keni parë që e kapën një gjë në 29017-ës? Se morën gjysmën e qeverisë. E mbani mend kur tha miku im (Lulzim Basha): E rrëzuam gjysmën e qeverisë, tani o burra të rrëzojmë dhe gjysmën tjetër të hyjmë në zgjedhje. Kishte gjysmën e qeverisë, kishte ministrinë e Brendshme zotria, të Arsimit dhe Shëndetësisë, të Financave. Dua ALUIZNI-n, po merreni. Dua burgjet, po merrini.

Sa i thamë hajde të bëjmë reformën zgjedhore, na ikën, ja Luli. Por nuk është se nuk do, por mendon se sa më larg të iki, aq më shumë do të fitojë, mirëpo bëri gabim të madh, se tha: Herën e kaluar pa djeg mandatet mora gjysmën e qeverisë, po sikur t'i djeg të gjitha, mund të mi japin të gjitha, dhe mund të mi japin pa zgjedhje, se me zgjedhje e di që s'merr. Dhe me atë fallxhoren në kra, i ka thënë fallxhorja kam parë filxhan mbrëmë. Harroje, ti do digjesh i tëri, Saliu nga mbrapa: Benzinë-benzinë, shkrumb mandatet të gjitha. Mos u mërzisni thotë fallxhorja se isha dje tek njona, pupupu ç'i bën filanxhit ajo, pash një L të madhe dhe një E që shkonte poshtë. Puna është që nuk kemi çfarë t'i bëjmë këtë radhe, dhe duhet të vazhdojmë përpara, të bëjmë punën tonë, nuk na kanë dhënë detyrën të sjellim Lulin në pushtet. Nuk besoj se ndonjë nga ju këtu mendon që të vrasim mendjen se si do vijë Luli në pushtet. Madje ka shumë nga ju që thonë shyqyr që iku Saliu nga parlamenti, më bukur s'ka, iku vet me këmbët e veta. Ishin brenda në parlament tani vinë rrinë tek dera, del jashtë, tani lufton për të hyrë, të nxori njeri jashtë, jo", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form