Hahn: Kosova dhe Serbia te vijojne rrugen drejt BE

RTV KLAN 2019-05-23

Views 0

Komisari i BE-së, Johannes Hahn, ka nisur në Serbi një vizitë për të inkurajuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ka ftuar në dialog me opozitën, por edhe me Kosovën duke sugjeruar që kjo nuk është gjëja e vetme që duhet bërë. Komisari ka takuar fillimisht presidentin Vuçiç, të cilit i ka sugjeruar të vazhdojë punën me reforma. Ai është shpallur ambasador i lojërave rinore sportive, një nismë rajonale.

"Shumë punë ka për të bërë. Nuk ka arsye dhe do të ishte gabim që të ndalohet me gjithçka vetëm për shkak se ka një ngecje në dialog. Unë jam falenderues që Serbia e kupton këtë".

Hahn, pas takimit me Kryeministren Ana Brnabiç, tha se bashkëpunimi rajonal është gjëja më e rëndësishme për integrim në Bashkimin Evropian. Kritikoi taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe.

"Serbia deri më tani është vendi më i lidhur në rajon dhe bizneset e saj përfitojnë nga ky bashkëpunim. E kuptoj irritimin tuaj me imponimin e tarifave nga Prishtina dhe ne mundohemi që të hiqet pasi qartë pengon idenë e një tregu të përbashkët dhe pengon zhvillimin e tregtisë dhe bashkëpunimit ndërkufitarë. Por, ka edhe fusha të tjera që janë duke kontribuar në bashkëpunimin rajonal".

Hahn ka arritur në Serbi pas Bosnjes, ku ka pasur kërkesa të ngjashme. Në fund të vizitës dy ditore bashkë me presidentin serb hapen një kala antike të rinovuar me ndihmën e BE-së.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form