Deklarata e Enkelejd Alibeajt
Raporti i DASH e klasifikon Shqipërinë ?një vend tranziti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar?. Sipas raportit, Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për pastrimin e parave, për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta qeverisëse dhe ligjore. Që Shqipëria të mos shërbejë si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale rajonale, siç thekson Raporti i DASH, është e domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate. Zgjidhja e vetme e mbetur është vetëm shembja e domosdoshme e pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës, si burimi kryesor i kësaj pasqyre fatkeqe ku e ka zhytur Shqipërinë sot.