Një gardist nga qyteti i Vlorës, Robert Shllega,tregon në ?Stop?, se prej 10 vjetësh ka punuar në IEVP Vlorë, por sot është hedhur në rrugë. Fillimisht ai thotë, se i kanë nxjerrë pretendimin, se ka qenë i dënuar në vitin 2002.Por ai kërkoi sqarime në Gjykatën e Gjirokastrës, ku me vendimin 102, del i dënuar një tjetër person dhe dëshmia e Robertit rezultoi e pastër.Më pas i kanë nxjerrë një tjetër ?njollë në biografi?. Në vitin ?89 është dënuar në emër të popullit me punë të detyruar.Për dy vejt Roberti do të dilte në pension të parakoshëm, por tani nuk e ka as këtë mundësi.Drejtori i institucionit, Ilir Aliaj, shprehet, se Robert Shllega ka qenë punonjës e njeri model dhe ka shërbyer me përkushtim.