Pa Gjurme - Selanik, humb shkodrani/Shoku: Telefonoi gruan, ishte i shqetësuar

Report TV 2019-05-23

Views 5

Pjesa e dytë Dt 28Mars Pa Gjurme - Selanik, humb shkodrani/Shoku: Telefonoi gruan, ishte i shqetësuar Jetonte në një fshat të Shkodrës asokohe kur vendosi të emigrojë drejt Greqisë. Gjon Toni ishte ende nje djalë i ri, kur për shkak se i duhej të siguronte edhe më shumë të ardhura për familjen mori rrugën drejt tokës helene. Kishte afro 5 vite që ikte dhe vinte nga Greqia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.

Ka punuar në gjithë këto vite në Selanik, ku dhe merrej me punët në bujqësi. 30 qershori i vitit 2009 do të ishte telefonata e fundit për 37-vjecarin asokohe, babain e tre fëmijëve. 3 vajzat ishin të vogla kur babai i tyre ishte emigrant, 9, 6 dhe 3 vjece që prisnin në ecejaket e të atit takimet me mall.

Në Greqi Gjon Toni është njohur si Vasil, ndërsa nuk kishte mundur të pajisej me dokumenta të rregullta. Nga Selaniku kur edhe bëri të fundit telefonatë ai i tha së shoqes se do të sillte shumë shpejt disa para, që familja të kishte mundësi te bënte pushime në Voskopojë. Nga ky moment ai nuk u bë më kurrë i gjallë. Tre dite pas zhdukjes, familjarët tentuan herë pas here ta merrnin në telefon, zilja binte por Gjoni nuk e ngriti kurrë receptorin, derisa më në fund sinjali nuk shkoi më. Vëllai i tij udhëtoi drejt Greqisë, për të komunikuar më personat e fundit që mund të kishin dijeni për lëvizjet apo planet e 47-vjecarit.

Pronari grek ku ai kishte punuar deri ditën e fundit i pohoi të vëllait se Gjoni apo Vasili sic njihej në Greqi kishte pirë një kafe në një lokal në Selanik dhe më pas nuk ishte dukur më. Një shok nga Shkodra pretendon se e kishte takuar tri ditë para zhdukjes Gjonin, i cili i kishte pohuar se ishte i shqetësuar dhe shumë shpejt do të kthehej në Shqipëri. Përpos të gjitha pohimeve apo atyre pak informacioneve që familjarët kanë mundur të mësojnë, asgjë nuk u mor vesh lidhur me fatin e Gjonit, asokohe 37 dhe sot 47 vjec. Kishte 8 vite i martuar ndërsa pas zhdukjes së tij bashkëshortja qëndroi në familjen e të shoqit.

Vitet kaluan dhe familja përvecse dëshiron ti dëgjojë zerin kërkon ti japi lajmet e mira për tre vajzat që ai la shumë të vogla. Sot njëra prej tyre është e martuar?..Nëna kërkon djalin, vëllezërit vëllanë, bashkëshortja bashkëshortin, miqtë mikun në kërkim të Gjonit?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS