Shoferët dhe drejtuesit e linjave të transportit të Sarandës dhe Delvinës, janë bashkuar në protestë me shoferët e linjave të transportit në Gjirokasër.
Prej tre ditësh shoferët në Gjirokastër vijojnë të bojkotojnë aktivitetin me arsyetimin se konkurenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere dhe marrin udhëtarë në vende të pacaktuara.
Përfaqësuesit e shoqërive të trasportit urban bëjnë me dije se nëse nuk merren masa, ditën e nesërme do të bllokojnë rrugën nacionale për 1 orë.