PE hap driten jeshile per vizat per Kosoven

RTV KLAN 2019-05-22

Views 0

Parlamenti Europian miratoi rezolutën ku kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Pro rezolutës së raportueses Tanja Fajon votuan 331 eurodeputetë, 126 e kundërshtuan dhe 12 të tjerë abstenuan. Në diskutimet e të mërkurës në Parlamentin Europian, Fajon hodhi poshtë lidhjet e bëra nga disa eurodeputetë mes lëvizjes së lirë në zonën Shengen, me njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe rritjes së radikalizimit në vend, duke i konsideruar ato ?lojëra politike?.

?Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian edhe më shumë se vendet e tjera të Ballkanit. Komisioni dhe Parlamenti Europian e kanë njohur këtë. Dhe nëse këtë e mohoni, ju thjesht po gënjeni dhe po tregoheni të papërgjegjshëm. U kërkoj shteteve anëtare që të respektojnë traktatet?.

Por për Komisionerin për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Dimitris Avramopulos, pavarësisht vlerësimit pozitiv nga Komisioni dhe Parlamenti Europian, liberalizimi i vizave nuk mund të bëhet këtë vit.

?Rrezikojmë që Kosova dhe qytetarët e saj proeuropianë të na kthejnë kurrizin dhe të vrapojnë në drejtim tjetër. Shpreh keqardhjen time të thellë, që u arrit një marrëveshje gjatë kësaj legjislature. Shpresoj që vendimi të merret mandatin e ardhshëm, sa më shpejt të jetë e mundur?.

Legjislatura e re e Parlamentin Europian nis punën pas zgjedhjeve europiane të 26 Majit, ndërkohë që mandati i ardhshëm i Komisionit Europian fillon në Nëntor.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form