#rtvora
Edhe Holanda nuk miraton vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ministër i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Hollandës, Ferdinand Grapperhaus në një konferencë për median tha se Kuvendi është themeli i se Kuvendi është themeli i çdo demokracie dhe bëri thirrje për protesta të qeta.
"Demonstratat janë një element shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë. Por më vjen keq që kemi pasur raste dhune në Shqipëri, në disa protesta. Unëu bëj thirrje të marrin masa e të sigurohen të jenë të paqta. Protesta duhet të qëndrojë brenda sundimit të ligjit dh dhuna shkon përtej këtye litimeve.
Më vjen keq që opozita ka marrë vendim për djegien e mandateve. Dalja nga kuvendi nuk është mënyra për të zgjidhur problemet. Kuvendi është forumi ku duhen trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është themeli i çdo demokracie."
Sa i përket hapjes së negociatave ai tha se Holanda është në pritje të progres raportit, duke theksuar se reforma në drejtësi është kyçe në këtë drejtim. Për këtë të fundit ministrja Gjonaj foli për përpjekje për ta penguar.
Gjonaj: Qeveria shqiptare është e vendosur ta çojë deri në fund zbatimin e reformës në drejtësi, si një ndër shtyllat kryesore për shtet formimin dhe shtetin e së drejtës. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur me të gjitha mënyrat do të jenë përpjekje të dëshpëruara, pasi zbatimi i reformës në drejtësi është i pandalshëm.
Ministri holandez zhvilloi takime me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/edhe-holanda-kunder-opozites-djegien-e-mandateve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz