Report TV - Basha: Liri a vdekje, demokraci a vdekje! Ora e hakmarrjes popullore po afron!

Report TV 2019-05-22

Views 0

Përmes protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, opozita kërkon një qeveri tranzitore që ta cojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Por teksa këto zgjedhje (nëse do të ndodhin) nënkuptojnë përballjen në një garë elektorale, lideri i opozitës tashmë jo parlamentare, Lulzim Basha ka bërë të qartë se ajo që kërkon nuk është përballja me kryeministrin Edi Rama (në zgjedhjet e mundshme të parakohshme), por vënia e tij para drejtësisë, burgosja, ose largimi nga vendi përmes azilit politik në ndonjë shtet tjetër. Nga protesta para Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha doli me mesazhe të qarta politike ndaj shtresave të ndryshme të shoqërisë, duke folur si kryeministri i ardhshëm. Premtimet e tij ishin për zgjidhje të shumë problematikae që sdo ta garantojë vetëm opozita - siç ai theksoi.

"Çdo kush ka ardhur me vendosmëri për t'i dhënë fund regjimit mafioz të Ramës, dhe për ta përcjellë Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik. Sot në këtë shesh nuk janë bashkuar vetëm hallet, por edhe zgjidhja për shpresën që po vjen.

Mesazh studentëve: Opozita e bashkuar do t'i zgjidhë hallet tuaja.

Mesazh fermerëve: Me PD dhe opozitën e bashkuar paratë që sot jua vjedhin Rama dhe oligarkëve do tu rikthehen ju si subvencione, skema e TVSH do të anulohet dhe përgjegjësi do të shkojë në burg, dhe pasuritë e tij do të konfiskohen.

Mjekët dhe inxhinierët nuk do kërkojnë më rrugëve të botës, taksa e sheshtë do mundësojë qëndrimin e rinisë në vend,do të rriten pagat. Prapa derës që do të hapim bashkë, atë derë do ta hapim me çdo kusht dhe çdo çmim. Largimin pa kushte të kryehajdutit Edi Rama, jemi për të nisur së bashku një rrugëtim në fund të të cilit kurrë më nuk do të ketë rrethana që t'ju vjedhin votën dhe parlamentin. Kjo do të marrë fund".

Share This Video


Download

  
Report form