#rtvora
LSI ashtu si pjesa tjetër e opozitës ka ndezur motorët për zgjedhje të parakohshme edhe pse mazhopranca e ka përjashtuar diçka të tillë.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke folur për gazetarët para mbledhjes me ish-deputetët, tha se janë njoftuar të gjitha strukturat dhe Shqipëria shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Kryemadhi: Në mbledhjen e sotme do të diskutojmë dhe për anën organizative të gjithë partisë, po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme. Jemi të bindur dhe po njoftojmë të gjithë strukturat se Shqipëria shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të pasur një parlament legjitim. Djegia e mandateve është interes publik, ishte akti final i opozitës për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe atë ndërkombëtar për kapjen e shtetit. Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve.
Kryemadhi foli edhe për ngritjen e një grupi në LSI për vetimin e kandidatëve dhe që do ta drejtojë Klajda Gjosha.
Kryemadhi: Do ti bëjmë vetting për të mos pasur më në politikë kandidatë. Politikanë dhe deputetë me të kaluar të errët, me konflikt interesi. Për të mos përdorur mandatin që i japin qytetarët për interesat e tyre personale. Edhe partitë e tjera opozitare janë në këtë proces.
Sa i takon deputetëve të rinj në Kuvend, Kryemadhi pati këtë koment:
Kryemadhi: Ilegjitimiteti i parlamentit tashmë përt ne është bërë mëse normale, paradokset janë kthyer në normale. Por nëse deputetët që hyjnë në parlament me subvencion nga PS duke eleminuar subvencionin nga PS duke eleminuar subvencionin për bujqësinë dhe fermerët shqiptarë dhe duke kaluar paratë e fermerëve për të ulur TVSH e qumështit, TVSH për prodhimet e tyre bujqësore për tu krijuar mundësi dhe infrastrukturë dhe donacion fermerëve por donacionet e tyre kalojnë për deputetët e blerë, Zoti e ruajtë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me të.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-po-njoftojme-strukturat-shume-shpejt-zgjedhje-te-parakohshme
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz