Vazhdon skenari i përjavëshëm, protestë dhe seancë plenare në një kohë

Report TV 2019-05-22

Views 0

Ditën e nesëme, si çdo të enjte do ketë një zhvillime paralele brenda dhe jashtë ambienteve të parlamentit.

Opozita ka njoftuar se do të jetë jashtë ambienteve të Kuvendit, gjatë kohës që do të zhvillohen punimet për seancën e radhës plenare.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës dhe sipas paralajmërimeve të drejtuesve të partive opozitare ajo do të vijojë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare.

Ndërkohë ditën e nesërme pritet që në Kuvend të betohen deputetët që morën mandatin sot nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.

Pjesë e rendit të ditës të seancës së ditës së nesërme janë ndryshimet në ligjin për vettingun në polici, si dhe një ratifikim marrëveshjeje financimi.

Njëkohësisht pritet e shtata protestë radhazi e thirrur nga opozita e bashkuar, pozicionuar pikërisht përballë godinës së seancave plenare, ku prej javësh përsëritet skenari.

Ndërkohë që ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili u bën apel shqiptarëve të mos frikësohen, por të jenë të gjithë bashkë, kundër qeverisë që nuk përfaqëson më ata, por krimin.

?Shqiptarët refuzojnë në mënyrë të prerë dhe nuk do pranojnë kurrë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjarët e tyre, pra nuk do të pranojnë kurrë të qeverisen nga një qeverisje e kapur e cila i ka tradhtuar plotësisht dhe tërësisht qytetarët, duke i grabitur, duke i plaçkitur, duke dashur dhe ti dhunojë ata.

Asnjë qytetar nuk trembet nga kjo qeveri dhe pikërisht është dhe do të jetë në sheshe sepse do të çlirohet një herë e përgjithmonë prej tyre. Edhe një herë faktet tronditëse të cilat janë në duart e qytetarëve, audiot e përgjimeve, ku policia tërhiqet për veshi, për gryke nga kriminelët të cilët e keqtrajtojnë, i dhunojnë dhe njëkohësisht paguhen prej saj, janë fakte të cilat do të mbeten të pashlyera në memorien e shqiptarëve, ato do të marrin shpagimin vetëm me protestën e madhe mbarë popullore, e cila çliron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë dhe vendos një standard të ri shumë të lartë qeverisës, të qeverisjes?, u shpreh Vasili.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS