Largohen 20 punonjes te sherbimit diplomatik

RTV KLAN 2019-05-22

Views 3

Ju deshën 77 ditë në detyrën e ministrit të Jashtëm në detyrë, që të arrinte në përfundimin se burimet njerëzore në shërbimin diplomatik shqiptar nuk janë në nivelet e duhura.

Genti Cakaj ka lajmëruar në një konferencë të posaçme për shtyp largimin nga ky shërbim i rreth 20 punonjësve pa specifikuar se çfarë niveli të shërbimit diplomatik prekin këto vendime.

?Sot unë jam me ju të ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre. Një pjesë tjetër do të transferohen menjëherë për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës, dhe jo sipas inercionit të së shkuarës. Fillimisht ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë reformatore do të shkojë në mbi 20. Shqipëria nuk është e miqve, e kushërinjve politike apo klaneve e krushqive të kujtdo qoftë, por është e të gjithëve pa dallim dhe meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit.?

Pjesa më e madhe e drejtueseve dhe punonjëseve të shërbimit diplomatik janë emëruar nga ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në 5 vitet që drejtoi këtë dikaster.

Cakaj tha se vendimet janë në harmoni synimet që ka qeveria në këtë sektor dhe lajmëroi se të larguarit do të zëvendësohen nga studentë të ekselencës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form