RTV Ora - Cakaj spastron ministrinë e Jashtme nga njerëzit e Bushatit, mbi 20 të larguar

Ora News Lajme 2019-05-22

Views 1

#rtvora

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj bën spastrim në institucionin që ai drejton. Vendos ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Ministri deklaroi se gjate ketyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar."

Gent Cakaj: "Sot ndaj me ju faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as minimale profesionale për të kryer detyrën dhe lëre më vizionin e kryeministrit Rama për ta cuar në lartësinë e merituar përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Po ashtu një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar sipsa nevojave reale të punës dhe jo inercionit të së shkuar"

Numri i të prekurve nga kjo iniciativë reformatore shkon mbi 20.

Gent Cakaj: "Sfida europiane e Shqipërisë dhe axhenda jonë e kapërcimit të pellgut të ndenjur të së shkuarës nuk përkon kurrsesi me nepotizmin, klientelizmin politik dhe korrupsioonin moral në asnjë sektor lëre më pas në përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë."

Pas spastrimit ripërtëritja

Pas spastrimit vjen dhe ripërtëritja e administratës. Për këtë Cakaj tha se kishte gati thirrjen publike për aplikimin për vakancat e krijuara nga kjo valë spastrimi

"Shqipëria nuk është e miqve e kushërinjve politikë apo e klaneve e krushqive të kujdo qoftë" tha Cakaj.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cakaj-spastron-ministrine-nga-njerezit-e-bushatit-mbi-20-te-larguar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form