Yll Maliqi, kampion i botës në KickBox dhe ThaiBox
Ilir Canolli ka fituar një medalje të artë në thaiboks dhe një të argjentë në kikboks, ndërsa medalje të bronztë kanë fituar: Ilir Menxhiqi në thaiboks, Shefqet Mjekiqi, Qendrim Makolli, dhe Mehdi Pestisha në kikboks.
Në Kampionatin Botëror të kikboksit, i cili ka përfunduar të shtunën në Berlin të Gjermanisë, ku morën pjesë afro 30 shtete të botës , Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, meqë në këtë garë ka fituar 8 medalje ( 3 të arta, 1 argjende dhe 4 të bronzta).
Yll Maliqi, ka fituar dy medalje të arta në kategorine 85 kg në thaiboks dhe kikboks.
Ilir Canolli, në Kategorinë 90 gk ka fituar 2 medalje, një të artë në thaiboks dhe një të argjendtë në kikboks.
Yll Maliqi, në finale ka mposhtur gjermanin John Kallenbach ne thaiboks me nokaut (KO) në rundin e dytë. Në KickBox Yll Maliqi në finale mundi anëtarin e përfaqësueses së Bosnje e Hercegovinës, (serbin) Millosh Goliqin.
Fituesi tjetër i medaljës së artë në disiplinën thaiboks, Ilir Canolli, në finale e mundi zviceranin Roberto Rikardi, edhe pse Canolli u paraqit i dëmtuar, ai mbizotëroi gjatë gjithë duelit final e fitoi me rezultat 3:0. Ndërsa në kikboks Ilir Canolli fitoi medaljen e argjendtë.
Medalje të bronztë kanë fituar edhe Ilir Menxhiqi, në 60-kg në disiplinën thaiboks, Shefqet Mjekiqi, në 75-kg në kikboks, Qëndrim Makolli, në 80-kg në kikboks dhe Mehdi Pestisha, në 85-kg në kikboks.
Në këtë kampionat drejtësinë e ka ndarë edhe gjyqtari ynë Ylber Syla, i cili ka ndarë drejtësinë edhe në pjesën finale të botërorit. Kështu në këtë kampionat botërorë për herë të parë pas pavarsimit të shtetit të Kosovës, tre herë është ngritur flamuri dhe intonuar himni i Republikës së Kosovës, ka njoftuar kryetari i FKBK-së, Fatmir Makolli.