Qeveria ende nuk e di se si do të funksionojnë institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit të gjuhëve. Zv/kryeministri Osmani ndërkaq bastardimin e shqipes nga institucionet e justifikon me periudhën tranzitore siç e cilëson ai deri në konsolidimin e organeve përgjegjëse. Për momentin e qartë është se për përkthimin e tabelave të 1300 institucioneve është angazhuar grupi ndër resorësh.