RTV Ora - Asnjë autor për ekzekutimin e avokatit Gurra, dyshohet për vrasës me pagesë

Ora News Lajme 2019-04-04

Views 2

#rtvora

Vrasja e rëndë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e së premtes ka mbetur endë pa autor. Policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të identifikojnë ekzekutorët të cilët nga këqyrja e kamerave rezultojnë se kanë qenë të maskuar. Ndërkohë pistat e ngritura për vrasjen janë për shkak të detyrës dhe hakmarrja e grupeve rivale ne Elbasan. Në sitën e hetuesve po kalojnë edhe çështjet me të cilat Gurra ishte marrë së fundi si avokat.

Veprimet e para hetimore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë nuk kanë dhënë ende asnjë rezultat për identifikimin e autorëve të ekzekutimit mafioz të avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e së premtes në qendër të Elbasanit.

Dy dite pas ngjarjes së rëndë grupi hetimor i ngritur për të hetuar vrasjen, vijon të mos këtë asnjë person të dyshuar. Këqyrja e kamerave të sigurisë duket se nuk ka sjellë asnjë të re për hetimin. Kjo pasi atentatorët kanë qenë të maskuar gjë që i bën të paidentifikueshëm, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është gjendur asnjë provë e dyshimtë.

Hetuesit janë përqëndruar në dy pista hetimore, atë të vrasjes për shkak të detyrës si avokat si dhe pistën e hakmarrjes të grupeve rivale në Elbasan ku avokati ishte përfaqësuesi ligjor i njërit prej tyre. Burime nga hetimi bëjnë me dije për RTV ORA se dyshimet e para janë se ekzekutimi i 50 vjeçarit mund te jete realizuar nga vrasës me pagesë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/asnje-autor-ekzekutimin-e-avokatit-gurra-dyshohet-vrases-me-pagese

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form