Vetëm dy ditë më parë moderatori dhe aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi festoi ditëlindjen. Urimet dhe dedikimet nga personazhe të njohur, por edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale qenë të shumta dhe nuk mund të mungonte edhe një surprizë nga stafi i ?Xing me Ermalin?.
Mamaqi i kërkoi velinës së re, Belindës të këndonte një këngë si një sfidë për të qenë pjesë e emisionit. Por gjithçka ishte e përgatitur dhe ajo menjëherë nisi t?i këndonte këngën e ditëlindjes. I habitur Mamaqi tha se edhe pse është prej më shumë se 20 vitesh në televizion asnjëherë nuk i kanë bërë surprizë në studio.
?U bënë më shumë se 20 vite në televizion dhe është hera e parë që më bëjnë një surprizë të tillë në studio. Ishte surprizë kjo. Tani do improvizoj edhe unë diçka. Ajo që kam kuptuar është që në jetë nuk ka rëndësi se çfarë ke, por të vlerësosh ato që ke. Dhe këto që kam, pra ju të gjithë bashkë, është ajo që vlerësoj më shumë. Faleminderit shumë. Kjo ishte surprizë, ju betohem nuk dija gjë?, tha Mamaqi./tvklan.al