Emri i tij nuk është i konfirmuar, por Safet Gjici thotë se nëse do i ofrohej si detyrë ai do të kandidonte në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për të fituar bashkinë e Kukësit.
"Nëse Partia Socialiste do mendojë të na zgjedhë në për kandidat për bashkinë Kukës patjetër, që po, do e pranoja", tha Gjici i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, teksa ju bashkua punimeve të kongresit të Partisë Socialiste, në Pallatin e Kongreseve.
Kryeminsitri Edi Rama e ka kërkuar me çdo kusht fitoren në Bashkinë e Kukësit, dhe për Gjicin puna e bërë nga qeveria në këtë qark, është një garanci e fortë për fitore.
"Ne do ta fitojmë bashkinë e Kukësit se kemi kaq kohë që punojmë në bashkinë e kukësit. Me gjithë këto investime që po bën rama në kukës, besoj që bashkia e kukësit do të fitohet", u shpreh Gjici. Safet Gjici hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në fushën e biznesit. U emërua Prefekt i Qarkut Kukës më 27 Mars 2014.