Balla: Fitojmë dhe bashkitë e marra peng nga opozita! Të gatshëm për dialog

Report TV 2019-03-29

Views 0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalimin hapës të kongresit ka deklaruar se PS është e vetmja forcë politike në vend tek e cila mund të besojnë shqiptarët duke shtuar se përveç kjo parti do rikonfirmohet jo vetëm në bashkitë që ka fituar në zgjedhjet e kaluara por edhe në bashkitë që sipas tij mbahen peng nga opozita. Balla tha se PS është e gatshme për çdo lloj dialogu parlamentar në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

"Shumica e shqiptarëve ka sot bindjen se ne jemi e vetmja forcë që mund të qeverisë vendin. Ne jemi e vetmja forcë poliitike që mund të ofrojë modle të susksesshme. Në zgjedhje e 30 qershorit ne duhet të rikonfirmohemi jo vetëm në bashkitë e drejtuara prej nesh por edhe nga ato që mbahen peng nga pala tjetër. Ata u përpoqën të krijojnë një ngërc artificial me djegien e mandateve.

PS sot është e vetmja forcë politike model në Shqipëri. Është e domosdshme që të vazhdojmë aksionin tonë për rritjen e përfaqësië dhe anëtarësisë për të siguruara bashkëpunimin sistematik nga anëtari më i thjeshtë te kryetari i saj. Nga ky kongres ne do të dalim më të motivuar për t'u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për cdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve", deklaroi Balla.

Share This Video


Download

  
Report form