Gjermania: Te gjitha partite te garojne ne zgjedhjet e 30 Qershorit

RTV KLAN 2019-03-29

Views 0

Pas ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Boshardt edhe Gjermania i bën thirrje opozitës të mos bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Deklarata vjen nga Christian Hellbach, I Ngarkuari për Evropën Juglindore dhe Thomas Ossowski, i Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme. Dy zyrtarët e lartë pas takimeve që patën me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm dhe kreun e opozitës Basha, në një deklaratë të përbashkët i ftojnë palët të përmbyllin sa më parë reformën elektorale.

?U bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim."

Dy zyrtarët e Ministrisë së Jashtme, sikundër qeveria gjermane, e cilësojnë vendim të gabuar djegien e mandateve nga opozita si dhe dënojnë dhunën në protesta.

?Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në çdo demokraci dhe e drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike por dhuna është e papranueshme.?

Akuzat e opozitës për blerje votash, çka çoi edhe në vendimin ekstrem për djegien e mandateve të deputetëve, zyrtaret gjermanë thonë se duhet të verifikohen nga drejtësia dhe parlamenti.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form