Ekspertët për Report Tv: Paraja e ‘pistë’ në ndërtim kërcënon ekonominë

Report TV 2019-03-29

Views 0

Ndërtimi është një nga sektorët e pastrimit të parave. Për Report Tv ekspertë të ekonomisë kanë paralajmëruar rrezikun e këtij fenomeni në ekonominë shqiptare. Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi ka thënë se ndërtimi është sektori më me risk ku janë kanalizuar një pjesë e parave informale.

Pak ditë më parë ishte kreu Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave Arlind Gjokuta, i cili ka deklaruar sekuestrimin e 9.5 milionë eurove pasuri të paluajtshme dhe likuiditete bankare përgjatë 2018, duke thënë se ndërtimi është sektori me rrezikshmërinë më të lartë të pastrimit të parave

Share This Video


Download

  
Report form