#rtvora
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/5RnZ8RowCFE
Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, paralajmërimi i presidenti Ilir Meta për dorëheqjen ishte një akt i pritshëm pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës.
I ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, Bylykbashi tha se nëse ky akt formalizohet do të ishte një situatë tepër e rëndë, duke e krahasuar me tërmetin.
Bylykbashi megjithatë nuk e sheh tek dorëheqja e Presidentit zgjidhjen e krizës politike por tek zgjedhjet e parakohshme.
Oerd Bylykbashi: Deklaratën e presidentit Meta duhet ta zhveshim nga krahasimi i Salvador Allende për të kuptuar atë që është kryesore. Kërcënimi i Presidentit për dorëheqje, është Kreu i Shtetit. Nëse Kreu i Shtetit jep dorëheqjen kemi para një situatë shumë të rëndë. Është dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nuk është një figurë çfarëdo që nëse kërcënon me dorëheqje mund të themi po çfarë pastaj?
Edi Rama është përpjekur të zhvleftësojë figurën e çdo kundërshtari institucional apo politik, këtë ka bërë dhe me Presidentin. Bëri të njëjtën gjë me parlamentin. Deklarata e Presidentit Meta është thjesht gioditja tjetër, tërmeti tjetër që nëse ndodh është tërmeti tjetër i parashikuar, i pritshëm që do të ndodhte pas asaj që ka ndodhur me dorëheqjet e grupit parlamentar të opozitës.
Besoj që duhet të shohim trajektoren për të parë nëse është kjo zgjidhja. Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme. Çdo lloj krize e thellë politike dhe kushtetuese kopmpozohet vetëm me zgjedhje. Është e vetmja mënyrë për ta kompozuar në mënyrë demokratike dhe pa konflikt tjetër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bylykbashi-deklarata-e-metes-termet-i-pritshem
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz