Shtetet e Bashkuara janë optimiste se reforma në drejtësi së shpejti do të japë frytet e saj, duke vlerësuar punën që është bërë deri tani në këtë drejtim. Në 10 vjetorin e anëtarësitë të vendit tonë në NATO e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones përcolli një mesazh për të gjithë ata që mendojnë se kjo reformë po dështon.
Leyla Moses-Ones: Lajmi i mirë është se Shqipëria është në drejtimin e duhur, pavarësisht se ka ende punë për të bërë. Reforma në drejtësi, është ende në shinat e duhura dhe shumë shpejt do t?iu sjellë shqiptarëve sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që meritojnë. Mesazhi im për cilindo që thotë se Reforma në Drejtësi është kompromentuar apo po dështon është: E keni gabim.
Moses foli edhe për kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe përpjekjet e saj për të penguar jo vetëm unitetin e aleancës, por edhe demokracitë e vendeve të NATO-s.
?Rusia është e vendosur që të minojë institucionet tona demokratike dhe të mbjellë përçarje midis dhe brenda vendeve tona. Kërcënimet e shumëfishta ruse ndaj demokracive tona kanë përfshirë sulme me agjentë kimikë dhe aktivitete keqdashëse kibernetike. Rusia është një kërcënim, por jo i vetmi. Dhe, terrorizmi mbetet një kërcënim i vazhdueshëm dhe i përhershëm për aleancën tonë?.
Duke u ndalur në rolin e Shqipërisë në NATO, Moses, tha se vendi ynë është kontribuesi i dytë më i madh i numrit për frymë të trupave në aleancë.
Tv Klan