Tensione te parlamenti, Kryemadhi merr fjalën, protestuesit i sulen kordonit të policisë

Report TV 2019-03-29

Views 0

Teksa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për të mos u ndalur për të rrëzuar qeverinë protestuesit janë nisur drejt kordonit të policisë duke u përpjekur të futen me forcë brenda perimetrit të sigurisë. Kjo ka sjellë zhvendosjen e kordonit të policisë.

"Nuk ka asnjë hap pas. Lë të djegim këtë sistem, ne do të vijojmë rrugën tonë" u shpreh Kryemadhi. Në këtë moment turma ka bërë thirrje për sulm ndaj kordonit të policisë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë është në gatishmëri ndërkohë ka vënë edhe maskat kundragaz pasi nëse do ketë tentativa të tjera nga protstuesit për të sulmuar kordonin e sigurisë do të përdoret gazi lotsjellës për të sjellë shpërndarjen e turmës.

Share This Video


Download

  
Report form