Report TV -3 vrasje në 4 ditë/ Artan Hoxha: Shteti në kaos nga politika! Krimi po lanë hesapet

Report TV 2019-03-29

Views 0

Vetëm në katër ditët e fundit kanë ndodhur tre vrasje në vend, dy në Tiranë dhe një në Shkodër sot. Të shtunën në mbrëmje u vra te Liqeni Artificial Haxhi Baçinozi, Jurgen Kurti para dy netësh po në kryeqytet dhe Ferdinand Polisë sot në Shkodër. Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se krimi po përfiton nga situata politike për të larë hesapet.

"Jemi në një klima politike me një tension të madh, nesër ka protestë, policia nuk ka kohë të merret me bandat dhe hetimet, por do të shkojë të ruajë godinat qeveritare. Në një situatë të tillë, kur autoriteti i shtetit është i tronditur dhe agjencitë nën trysni, atëherë krimi merr zemër dhe fillon e lanë hesapet.

Kur gjithë shoqëria dhe agjencitë janë në krye të detyrës këto ngjarje ka më pak shanse që të ndodhin. Jurgen Kurti, apo Baxhinozi pse nuk u vranë më parë? Ka një rënie të autoritetit të shtetit, ka një kaos për shkak të situatës politike është kohë e artë për të goditur" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form