Për t?i dhënë zgjidhje situatës politike, Presidenti Ilir Meta, i fton të gjithë aktorët politikë të bëjnë sakrifica për vendin, por thotë se sakrificat më të mëdha është gati t?i bëjë vetë, deri edhe ne vetësakrifikimi me jetë, si Presidenti kilian, Salvador Aljende, i cili u vetëvra pas grushtit të shtetit të vitit 1973, të mbështetur nga CIA. Janë dy aktet ekstreme, që kreu i shtetit thotë se është gati ta bëjë për demokracinë, për të mos lejuar instalimin e juntës ushtarake në Shqipëri.
?Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Aljende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas. Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri. Unë do t?i qëndroj betimit tim që, midis pushtetit dhe demokracisë, do të mbaj gjithmonë krahun e demokracisë sepse vetëm demokracia garanton një pushtet për popullin shqiptar në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë.?
Deklarata e Metës për t?u vetëvrarë si Presidenti kilian duket pak e tepërt pasi deri tani Presidentit të Shqipërisë as i ka kërkuar njeri të japë dorëheqjen dhe as është i rrethuar nga ndonjë juntë ushtarake. Meta thotë se kriza nuk është e re dhe është e qëllimshme dhe se ajo është thelluar me djegien e mandateve nga opozita, akt që e quan të papranueshëm.
?Duhet ta theksoj se kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re. Arsyet dhe argumentet besoj se i kam dhënë edhe më parë pse jemi në një situatë të tillë ku jo vetëm prej kohësh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar, por njëkohësisht edhe janë minuar përpjekjet apo qoftë edhe iniciativat, interesimi i veçantë i Presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë, që në vlerësimin tim është e qëllimshme, dhe e cila ka rrezikuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë dhe po kështu, jo vetëm të gjitha garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve dhe të grupeve të caktuara të interesit. Tani kriza është thelluar dhe është rënduar edhe më tej pas veprimit të paprecedent të opozitës shqiptare, që është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime, që ka thelluar seriozisht krizën e përfaqësimit të Kuvendit të Shqipërisë si institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë dhe i qytetarëve shqiptarë.?
Për kreun e shtetit, zëvendësimi i deputetëve me kandidatë të listave pritëse, ultimatumet, përplasjet dhe metodat policore, nuk janë zgjidhje për situatën, por minojnë çeljen e negociatave.
?Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe...