Revizioni shtetëror ka zbuluar një varg parregullsish financiare në punën e Ministrisë së Jashtme. Bëhet fjalë për vitin 2017 kur me këtë dikaster udhëhiqte Nikolla Popovski, por edhe ministri aktual Nikolla Dimitrov. Paratë e pashpenzuara nuk janë kthyer në buxhet, personeli jashtë vendit ka marrë të holla në dorë ndërsa revizorët kanë edhe vërejtje tjera.