Familjarët e "Gërdecit" "Rihapni hetimet ndaj Fatmir Mediut" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-20

Views 9

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Feruzan dhe Zamira Durdaj, prindërit e një prej 26 viktimave të Gërdecit, kërkojnë edhe rihapjen e kësaj çështjeje, duke kërkuar që pjesë e hetimit të jetë edhe ish ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu.Në kërkesën depozituar në Gjykatëne Tiranës të cilën e disponon edhe ?Vizion Plus?, familjaret e Erison Durdajt, djali 7 vjeçar që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm 11 vite më parë në Gërdec, kërkojnë revokimin e pushimit të ndjekjes penale për Fatmir Mediun.Kërkesa bazohet në faktin se ish ministri i Mbrojtjes nuk është më deputet i Kuvendittë Shqipërisë dhe kjo kërkesë po bëhet brenda afatit ligjor.Po ashtu, në kërkesë familjarët i referohen edhe disa shembujve konkretë të dhënë nga gjykatat ndërkombëtare.Mbi bazën e këtyre fakteve, çifti Durdaj i kërkon gjykatës që te urdhërojë prokurorinë e Tiranës të vijojë hetimet dhe të çojë si të pandehur në gjykatë, ish ministrin Mediu.Në 15 Mars të 2008, nga tragjedia e Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Prokuroria e Përgjithshme nisi menjëherë hetimet, ku në përfundim si të pandehur u morën 29 të pandehur.Ngjarja tragjike u pasua edhe nga akuza politike ku në qendër të tyre ishte Ministri i Mrojtrjes, Fatmir Mediu.Çështja u mbyll në Gjykatën e Lartë pa asnjë vendim dhe Mediu mori sërish mandatin e deputetit në 2009 .

Share This Video


Download

  
Report form