Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë, në shkollën ?Shefqet Tançi' janë helmuar teksa zhvillonin një eksperiment në ambientet e laboratorit të shkollës.
Pas eksperimentit me sapun 15 lekësh nxënësit nuk janë ndjerë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë pasur marrje mendsh dhe të vjella. Sipas nxënësve helmimi i tyre ka ardhur nga përdorimi i sapunit si plastolinë.
Pas helmimit të 11 nxënësve, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila është shprehur se kjo qeveri nuk po kursen askënd madje as fëmijët.
Nxënësit janë dërguar në spital ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.