Deputeti Ligoraq Karamelo deklaron se është fyer dhe kërcënuar nga tre persona mesditën e së martës në qendër të qytetit të Korçës. Pasi bëri kallëzimin në polici ai tha për mediat se autorët tentuan edhe ta godasin pasi e quajtën tradhtar.
Pavarësisht fyerjeve dhe kanosjes Karamelo deklaroi se nuk tërhiqet nga mandati i deputetit. Në lidhje me ngjarjen policia lokale tha se ka shoqëruar disa persona në komisariat.
Të mërkurën e kaluar Ligoraq Karamelo bëri betimin në Kuvend duke marrë mandatin e deputetit të lënë bosh nga lista e Partisë Demokratike.
Tv Klan