Kandidatja më e re e LSI pranon mandatin: Jam vërtet e vogël, por e përgatitur për sfida!

Report TV 2019-03-19

Views 0

Ditën e sotme ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror Zgjedhor Enada Koçiraj, një kandidate për deputete në radhët e LSI-së. Ajo është kandidatja e dhjetë në radhët e LSI-së që pranon mandatin e deputetes. Ajo është 24 vjeç dhe kryetare e LRI-së në Vlorë.

Koçiraj zëvëndëson ish-deputetin e LSI-së Shezai Rrokaj dhe do të marrë mandatin ditën e nesërme bashkë me Ralf Gjonin dhe Nimet Musain.

Me dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit, hidhet hapi kryesor i pranimit të mandatit që hoqën dorë deputetët e partisë së tij. Pas verifikimit të formularit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, KQZ do t'i japë mandatin e deputetit për të bërë më tej betimin në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë që në një fushatë të zgjedhjeve parlamentare të 2017 ajo thoshte se edhe pse e re në moshë, ishte e përgatitur për sfidat politike.

?Jam kandidatja më e re e LSI-së në këto zgjedhje. Ka nga ata që e shohin me dyshim kandidimin tim për shkak të moshës, por ka edhe nga ata që janë entuziastë. Jam vërtetë e re, por e përgatitur për të gjitha sfidat politike, i jam mirënjohëse prindërve dhe familjes, por mbi të gjitha familjes sime politike Lëvizjes Socialiste për Integrim?, u shpreh Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form