Të shtunën e 23 Marsit socialistët do të mbledhin Kongresin elektoral. Kryesia e PS e mbledhur nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka miratuar axhendën e Kongresit që është konceptuar si i ndarë në 3 sesione.
Në pjesën e parë të Kongresit do sillen shembujt e suksesit nga qeverisja lokale, por nuk do të zbulohen kandidatët për kryetar bashkie, por vetëm lista e kandidatëve për këshilltar bashkiak. Platforma e bashkëqeverisjes dhe Pakti për Universitetet do të zënë dy sesionet e radhës së Kongresit.
Burime të Tv Klan thonë se çdo bashki do të përfaqësohet me 700 deri në 1000 delegatë dhe të ftuar që do të përshkojë bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? në këmbë për t?ju drejtuar pallatit të Kongreseve ku do të mbahet mbledhja e forumit më të lartë të socialistëve.
Ftese është vendosur ti dërgohet dhe liderit historik të socialiste Fatos Nanos siç është vepruar dhe në kongresin e fundit, por nuk dihet nëse ai do jetë pjesë.
Gjatë paradites Kryeministri ka drejtuar dhe mbledhjen e Grupit Parlamentar ku i ka kërkuar përfaqësueseve të Komisionit të Ligjeve që brenda seancës së radhës që do të mbahet këtë të enjte të sjellin propozimet për ashpërsimin e ndëshkimeve për çdo rast kur sulmohen anëtarët e kabinetit qeveritar, deputetet apo kryebashkiakët.
Deputetëve ju është komunikuar dhe vendimi se Damian Gjiknuri do të drejtojë Reformën Zgjedhore dhe do të marrë detyrën e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, detyra që mbaheshin nga ministri aktual i Bujqesisë Bledi Çuçi.
Tv Klan