http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo është një bombol e cila nuk plotëson asnjë kriter sigurie: si pasojë e rrjedhjes së gazit ajo shpërtheu në një banesë të kryeqytetit, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.Kreu i zjarrfikëseve të Tiranës Shkëlqim Goxha thotë se ky është një nga ato rastet, ku ligji është shkelur pasi kjo bombol është mbushur në një nga pikat e karburanteve.Që nga viti 2016, kohë kur doli një VKM është ndaluar rimbushja dhe shitja e bombolave në pikat e tregtimit të karburanteve. Por me sa duket ka ende nga ata tregtarë karburantesh që e shpërfillin ligjin duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. inspektorati Qendror Teknik thotë se në 2018 janë penalizuar 4 subjekte të tilla që vijonin të rimbushnin bombolat në mënyrë të kundra ligjshme.Pavarësisht shkeljes së ligjit nga ana e këtyre bizneseve, pjesë e përgjegjësisë është edhe kultura qytetare. Inspektorati thotë se në 90 % të rasteve shpërthimet kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë qytetare.Ndonëse kuadri ligjor i mbushjes -transportit dhe shitjes së bombolave të gazit është i plotë, ku çdo kompani certifikohet viti pas viti për aspektin teknik dhe atë të sigurisë, ka ende tregtarë që të orientuar drejt fitimeve të tyre sheshin këtë produkt, pa respektuar kriteret.