Xing me Ermalin/ Sa leke duhet te paguash qe te fitosh festivalin?

RTV KLAN 2019-03-16

Views 4

Jonida Maliqi është këngëtarja që do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurosong me këngën ?Ktheju tokës?. E ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan Maliqi tha se për të ishte emocion i rrallë fitorja. E pyetur nëse ka bërë ndonjë marrëveshje në mënyrë që të fitonte çmimin e parë dhe të përfaqësonte Shqipërinë në Eurosong, këngëtarja tha se asnjëherë nuk ka barë marrëveshje të tilla.
Ermal Mamaqi: A ishte vërtetë kënga jote më e mira? Sa lekë duhet të paguash që të fitosh festivalin?
Jonida Maliqi: Unë mendoj që ishte një juri profesionale që vendosi. Sigurisht që janë shumë komponentë, muzika, teksti, interpretimi, baza orkestrale. Në atë festival kënga luhet në të gjithë komponentët live. Është një emocion i rrallë. Kishte këngë shumë të bukura. Unë pata fatin që këtë vit të përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong. Unë nuk kam bërë ndonjëherë marrëveshje të tilla edhe kur më janë ofruar.
Ermal Mamaqi: Ne jemi në biznes dhe e dimë si funksionojnë ca gjëra. Në këtë rast të thonë ?Hajde futu se do të japim çmimin e parë? edhe vendoset kush do e fitojë përpara se të filloj. Por unë e di që nuk është ky rasti. Ti ke fituar me të gjitha meritat që ke pasur, por e thash këtë që të qetësohen të gjithë shpirtrat./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form