Pas katër orëve marshime rreth Kryeministrisë dhe dhunës te parlamenti, kryetrari i Partisë Demokratike udhëhoqi turmën drejt selisë blu për të mbyllur tubimin. Gjatë fjalës para protestuesve, Lulzim Basha kishte një mesazh në anglisht për ndërkombëtarët. Ai tha se nuk do të ketë stabilitet në Shqipëri pa demokraci dhe se ndërkombëtarët duhet të dëgjojnë shqiptarët dhe jo Ramën.
"Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për ti larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli. Zotohem para jush se do të marrin përgjegjësi përpara ligjit. E gjithë Shqipëria dhe bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Ramës dhe klikës së tij. Pa ju, pa zemrat tuaja, Kreshnike, ju o viganë mbrojtës të lirisë dhe demokracisë ky vend do të ishte rreshtuar krah popujve pa liri. Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lumë qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars.