#tvora
Zgjati katër orë protesta e opozitës e thirrur sot, 16 mars 2019, fillimishit para kryeministrisë për të vijuar më pas para Parlamentit ku pati dhe përplasje. Me thirrjet: Rama ik! dhe me pankarta në duar protestuesit të udhëhequr dhe nga krerët e partive opozitare përsëritën kërkesën për largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie teknike që do çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Protesta nisi në orën 11:00 por ndryshe nga protestat e kaluara, pas bashkimit në sheshin para kryeministrisë, opozita së bashku me mbështetësit, Basha e Kryemadhi marshuan për dy herë rreth Kryeministrisë. Nuk munguan as shashkat dhe tymueset, por pa incidente të rënda.
Më pas protestuesit marshuan në sheshin "Skëndërbej", për tu drejtuar më pas përpara Parlamentit. Aty protestuesit tentuan të rrëzojnë gardhin rrethues dhe kjo bëri që policia të ndërhyjë me gaz dhe ujë me presion. Por marshimi i Bashës nuk ndali as këtu. Së bashku me mbështetësit ai rrethoi edhe Parlamentin, për t'iu drejtuar në fund selisë së PD-së ku mbajti dhe fjalimin përmbyllës.
Protestuesit përdorën gur drejt policisë ndërsa policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe me ujë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje për evitim të konfrontimeve ndërsa policia përmes një njoftimi për shtyp disa orë më vonë deklaroi se 3 efektivë policie ishin plagosur me sende të forta por nuk saktësoi numrin e protestuesve që ishin lënduar nga gazi lotsjellës.
Protesta u mbyll në orën 15:00 me fjalimin përmbyllës të kreut të PD-së i cili tha se dita e sotme hyri në histori. Basha shtoi se rruga që ka nisur në 16 shkurt nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë, ndërsa paralajmëroi se protesta të tjera do të ketë. Ai kishte edhe një thirrje në anglisht për të gjithë ndërkombëtarët.
Basha: E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar. Çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen ju ka një borxh ju, misionarë të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Evropa. Dua ti drejtoj në emrin tuaj një mesazh të qartë miqve tanë perëndimore që na kanë mbështetur në 29 vite demokraci "no stability without democracy", "no stability without rule of law" Mos e dëgjoni autokratin Edi Rama dëgjoni zërin e qytetarëve. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo rrugë, në çdo fshat derisa ta çlirojmë vendin nga kriminelët, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 jave që nuk gjen vrimë ku të futet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme. Në Evropë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, shkohet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-protesta-e-opozites-para-kryeministrise-qytetaret-nisen-drejt-tiranes
Follow TV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
...