Protesta/ Veliaj 'thumbon' liderët e opozitës: Nuk dinë as si të humbasin, as si të fitojnë

Report TV 2019-03-16

Views 0

Tre fusha të reja sportive në shkollat ?Katund i Ri? dhe ?Sadik Stavialeci? i shtohen Kasharit, të cilat do të shërbejnë jo vetëm për 1300 nxënësit e zonës, por edhe komunitetit aty. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe austriake, mundësoi rehabilitimin e 3 fushave sportive të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme, për të siguruar një mjedis të sigurt e të përshtatshëm, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për nxënësit e Kasharit.

I shoqëruar nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, e përfaqësues të komunitetit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve. ?Ajo që thonë të gjithë është: Shiko sa bukur duket Tirana, ja Sheshi Skënderbej, ja Pazari i Ri, ja Parku i Liqenit, ja Bulevardi i Ri - dhe m?u desh që t?u shpjegoja se Tirana që kemi sot nuk është vetëm ajo e qendrës urbane. Tiranë është edhe Kashari, edhe Krraba, edhe Ndroqi, edhe Dajti, edhe Shëngjergji, Zall-Bastari, Zall-Herri; pra, duhet të fokusohemi edhe te Tirana e periferisë, si sot?, tha Veliaj.

Ky investim, i zbatuar dhe i bashkëfinancuar nga Bashkia e Tiranës si pjesë e Skemës Pilote të Granteve lançuar nga Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri, përfshiu rinovimin total të rreth 1235 m2 fushë sportive, si dhe pajisjet e nevojshme sportive. Kryebashkiaku tha se më shumë se një vend i stërvitjes fizike, këto mjedise janë edhe një vend për formimin e karakterit të qytetarëve për të nesërmen.

?Ky nuk është vetëm një vend ku ?parkohemi? për disa orë, sa për të mos ndenjur në rrugë. Ky është një vend ku mësojmë si fitojmë, si humbasim, se jeta ka edhe fitore, por edhe humbje. Ndaj, më shumë sesa stërvitje fizike, kjo është edhe një stërvitje për karakterin tonë. Siç e keni vënë re kur shihni lajmet, një nga problemet në Shqipëri është se të rriturit e sotëm kanë pasur fëmijëri të këqija dhe nuk dinë as si të humbasin, as si të fitojnë, ndaj unë besoj se gjëja më e rëndësishme këtu, përveç trajnimit të trupit, është trajnimi i karakterit, loja në skuadër. Te kjo ne besojmë shumë fort?, tha ai, ndërsa ftoi qytetarët e Tiranës që të dielën e 17 Marsit t?u bashkohen festimeve me mbi 50 aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat që janë organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Fushat sportive të rikonstruktuara i kushtohen jo vetëm të rinjve dhe nxënësve të shkollave respektive, por mbarë komunitetit vendas, duke promovuar aktivitete sportive e rekreative, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes dhe përfshirjen më të madhe sociale në këtë zonë. ?Ashtu siç janë hapur të 62 shkollat në Tiranë, edhe shkollat e Kasharit do të qëndrojnë hapur pas mësimit. Një pjesë e juaja, pasi mbaron detyrat, kthehet prapë për një ndeshje volejbolli, për një ndeshje kalçeto, për një ndeshje basketbolli, për një takim me komunitetin, për një takim me prindër, për një panair bujqësor ose artizanati, për festimet e Ditës së Verës, apo të 5 majit, apo 1 qershori i fëmijëve. Ne duam që shkolla të kthehet nga ...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS